Arbëri

Kamenica pa alternativë për furnizim me ujë pas ndotjes së dy puseve

Descriptive Text

Burimet e ujit të cilat gjenden në afërsi të lumit Krivareka në Komunën e Kamenicës janë kontaminuar nga hedhja e mbetjeve fekale të kafshëve. Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, i cili pasi ka bërë pastrimin e stallës së kafshëve dhe i ka urdhëruar punëtorët që mbetjet fekale të hidhen në afërsi të lumit.

Zyrtari i Shërbimeve Publike në këtë komunë, Hysen Jerliu, ka bërë të ditur se mostrat nga dy puset të cilat derdhen në rrjetin e ujësjellësit kanë rezultuar të kontaminuara, ndaj uji është ndalur për përdorim, shkruan sot Koha Ditore.

“Kanë qenë dy puse tek ish-kooperativa bujqësore, të cilat kanë qenë të hapur, mirëpo nuk kanë qenë funksionale dhe jemi duke bërë pastrimin e tyre dhe marrjen e atyre, dhe jemi duke bërë kyçjen në sistemin e ujësjellësit të qytetit. Nëse nuk do të jemi të kënaqur me kapacitetin atëherë do të hapim edhe një pus tjetër. I gjithë qyteti i Kamenicës furnizohet përmes puseve dhe janë 4 puse në pjesën afër lumit dhe jemi detyruar që të bëjmë ndërprerjen e ujit për shkak të kontaminimit që ka ndodhur”, ka thënë ai.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)