Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Drenasit ua shpronëson tokën banorëve të Çikatovës pa vendim

Ka ardhur nga Finlanda vetëm për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me pronën e tij dhe familjarëve.

Bekim Qorri nga Çikatova e Vjetër, thotë se komuna e Drenasit e ka shpronësuar tokën e tyre pa asnjë vendim, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Familja Qorri ka kërkuar shpjegime në komunë.

Kushëriri i Bekimit, Naim Qorri, thotë se dëshirojnë ta dinë se me çfarë vendimi i kanë tjetërsuar këto prona.

Këtë problem e kanë rreth 20 familje të këtij fshati të Drenasit.

Një banor tjetër thotë t’i ketë pasur rreth 30 ari, që tash nuk po e lë Komuna t’i shfrytëzojë ashtu siç ka bërë gjithmonë.

Edhe në Komunën e Drenasit e pranojnë që këto prona nuk janë kompensuar pasi thonë se nuk kanë shënime zyrtare, meqë, sipas zyrtarëve komunalë, dokumentet që posedojnë banorët, janë marrë nga disa serbë pas luftës së fundit.

Në komunë thonë se i kanë njoftuar banorët se nuk kanë çfarë të bëjnë, vetëm t’i drejtohen Gjykatës.