Arbëri

Rënie drastike e nivelit të ujit në pendën e Përlepnicës

Penda e Përlepnicës po përballet me krizë serioze, ngase niveli i ujit nga 30 metra ka rënë në 11.

Në kompaninë e ujësjellësit “Hidromorava”, thonë se janë duke monitoruar sasinë e ujit. Kompania thekson se uji që shpërndahet për qytetarët e Gjilanit i plotëson standardet për pije dhe sanitari.

Sipas kësaj kompanie, është duke u punuar në stabilizimin e gjendjes sa i përket furnizimit me ujë të pijes. Janë duke hulumtuar tri burime të ujit që gjenden brenda hapësirës të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila ka dhënë leje që të behet testimi dhe të merren në menaxhim i atyre burimeve të cilat më pas do të integrohen në rrjetin e ujësjellësit me qëllim që nga këto puse të furnizohet një pjesë e konsumatorëve, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeshefi i kompanisë, Muhamed Suliqi, ka bërë të ditur se janë duke testuar ujin nga këto puse të cilat kanë qenë të hapura, mirëpo nuk janë përdorur. Pas testimit të cilësisë së ujit atëherë ata do të veprojnë në bazë të gjetjeve. Ai ka thënë se këto tri puse kanë sasi të mjaftueshme të ujit për të furnizuar një pjesë të lagjeve për të cilat janë duke aplikuar reduktime.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)