Arbëri

Përfundon ndërtimi i QMF-së në Komoran

Descriptive Text

Në kuadër të realizimit të projekteve nga lista e investimeve kapitale për vitin 2019, ka përfunduar faza e dytë e ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Komoran.

Ky projekt ka vlerën afër 200 mijë euro dhe është investim nga mjetet e Komunës së Drenasit.

“QMF-ja do të jetë në shërbim 24 orë për qytetarët e Komoranit me rrethinë. Objekti plotëson të gjitha kushtet sipas standardeve dhe udhëzimeve administrative të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ka një hapësirë mbi 800 metra katrorë. QMF-ja në Komoran do të jetë e gatshme për përdorim shumë shpejt”, thuhet në njoftimin për media nga kjo komunë.

Ndërtimi i objektit të QMF-së është investim i Komunës së Drenasit me planifikimin e buxhetit komunal për investime kapitale të vitit 2019.

Image