Arbëri

Lipjani “në hall” prej qenve endacakë

Qentë endacakë mbesin një problem i kamotshëm për qytetarët e Lipjanit.

Mëngjesin e sotëm, një lexues i portalit Koha.net e ka dërguar një video ku shihet një tufë e qenve, hiç më larg se në qendrën e qytetit.

Ky banor i Lipjanit thotë se ndihen të rrezikuar. Çdo mëngjes e mbrëmje, qyteti kaplohet prej qenve derisa s’ka ende ndonjë vendim rreth trajtimit të tyre.

Shumë komuna të Kosovës tashmë kanë nisur kërkesa për ndihmë rreth tyre. Prizreni muaj më parë ka planifikuar trajtimin e rreth 2 mijë qenve endacakë me një shumë prej 70 mijë eurosh.

Derisa, shumë banorë nga qytete të ndryshme të Kosovës alarmohen për rrezikun që sjellin ata.