Arbëri

Fushë-Kosova ua përshtat tenderin prodhuesve të caktuar

Komunarët e Fushë-Kosovës ua kanë përshtatur specifikat e një tenderi prodhuesve të caktuar në treg. Këtë e ka evidentuar Agjencia Kundër Korrupsionit në një opinion të saj.

Aty thuhet se zyrtarët komunalë kanë bërë shkelje, të paktën të tri neneve të Ligjit për Prokruimin Publik në tenderin “Furnizim me gjëra ushqimore dhe mjete sanitare”.

Siç thuhet në arsyetimin e këtij opinioni, në bazë të dokumenteve të nxjerra nga sistemi elektronik i prokurimit, Agjencia ka analizuar njoftimin për kontratë dhe dosjen e tenderit, ku ka konstatuar se Autoriteti Kontraktues (Komuna e Fushë-Kosovës) për këtë aktivitet të prokurimit ka paraparë procedurën e hapur, kontratë publike kornizë 12 muaj, të llojit furnizim, me vlerë të mesme të parashikuar prej 120.000.00 eurosh, shkruan sot Koha Ditore.

“Agjencia pasi ka analizuar me kujdes njoftimin për kontratë, dosjen e tenderit, vëren se tek pjesa II ‘Përshkrimi i çmimeve, Autoriteti Kontraktues ka emërtuar artikujt si në vijim: artikulli nr.34 Eurokrem, artikulli nr. 43 Hoplla, artikulli nr. 74 Mbushës për Air Wick-aromë për aparat. Njësia/Paketimi 250 ml, artikulli nr. 89 pastrues për pastrimin e sipërfaqeve nga druri, reagues i menjëhershëm në sipërfaqet e drurit, për të vepruar në parket me dhe pa llak, jo gërryes, me aromë të mirë. Furnizim me paketim prej 1 litër (Avaks për dysheme), artikulli nr. 144. Vim i lëngët 1l dhe artikulli nr. 145 vim pluhur 500gr”, thuhet tutje në arsytimin e këtij opinioni.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)