Arbëri

Vetëvendosje kërkon përgjegjësi nga pushteti në Obiliq për shkuljen e drunjve

Descriptive Text

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar përgjegjësi nga organet kompetente që të marrin masa ndaj zyrtarëve komunalë të Obiliqit për shkuljen e drunjve. Sipas tyre, në rrugën Obiliq-Milloshevë janë dëmtuar qindra drunj në gjendje të mirë.

Përfaqësuesi i Qendrës së VV-së në këtë komunë, Sami Ahmeti, ka thënë se ky është keqplanifikim nga ana e psuhtetit komunal, i cili do të duhej të mendonte më herët për projektet e tjera përgjatë kësaj rruge para se të mbilleshin këta drunj, shkruan sot Koha Ditore.

“Sikur edhe në të gjitha projektet e tjera vërehet një ngutje për të bërë punë të paplinifikuara, edhe në rastin në fjalë projekti për ndriçimin e kësaj rruge është bërë add-hock vetëm pasi që është konfirmuar se do të ketë zgjedhje parlamentare. Janë dëmtuar qindra drunj, shumica e tyre në gjendje shumë të mirë, të mbjellur vite më parë dhe kjo është e tmerrshme kur dihet se pemët kërkojnë vite për të ardhur në gjendjen që ishin, e që momentalisht nuk është klima e as sezona e përshtatshme”, ka thënë Sami Ahmeti.

Në anën tjetër, zyrtarët komunalë të Obiliqit, nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim, kanë thënë se janë duke u larguar vetëm drunjtë që kanë dështuar.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)