Arbëri

Rregullimi i varrezave në Ferizaj, peng i kufizimeve buxhetore

Komuna e Ferizajt prej afro dy vjetësh ka hartuar projektin për rregullimin e parcelës së varrezave të qytetit në Fshatin e Vjetër, mirëpo punimet infrastrukturore ende nuk ka nisur shkaku i kufizimeve buxhetore.

Ndërkohë, Këshilli i Bashkësisë Islame në Ferizaj ka nisur t’i kryejë ceremonitë e varrimeve të qytetarëve në këtë lokacion shkaku i mungesës së hapësirës në lokacionin e vjetër. Ndërkohë Komuna e Ferizajt ka vendosur të miratojë edhe një rregullore të re për mirëmbajtjen e varrezave, shërbimet dhe ceremonitë e varrimeve, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo parcelë ka një sipërfaqe prej rreth 26 hektarësh, andaj sipas zyrtarëve komunal realizimi i projektit detal do të zgjatë tre vjet. Lulzim Aliu, drejtor i Urbanizmit në Komunën e Ferizajt, ka njoftuar se projekti për rregullimin e hapësirës së varrezave do të zvarritet edhe sivjet për shkak të mungesës së buxhetit. Ai deklaron se në lokacionin e vjetër në Ferizaj është plotësuar hapësira për varreza, ndërkohë për të dalë nga kjo situatë krize disa kompani vullnetare e kanë rregulluar një pjesë të parcelës në lokacionin e ri.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)