Arbëri

Banorët e dy komunave

Aktivitetet e përditshme, obligimet familjare dhe shkollimin i kryejnë në Ferizaj, por me letra janë banorë të Komunës së Shtimes.

Banorët e fshatit Gllavicë tregojnë se si jetohet në vijën kufitare ndërmjet dy komunave.

Kufijtë e trashëguar më 1988 të fshatit Gllavicë kanë mbetur ende të padefinuar që prejse Komuna e Shtimes është ndarë nga ajo e Ferizajt. Disa prona të këtij fshati prej asaj kohe kanë mbetur me Komunën e Ferizajt, teksa fshati shtrihet në vijën kufitare ndërmjet Komunës së Shtimes dhe asaj të Ferizajt, shkruan Koha Ditore.

Nxënësit e Gllavicës nga klasa e gjashtë mësojnë në shkollën e fshatit Koshare të Komunës së Ferizajt. Infrastrukturën e fshatit Gllavicë, si kanalizim, ujësjellës, trotuare dhe disa projekte të tjera i ka realizuar Komuna e Shtimes, ndërkohë Komuna e Ferizajt ka asfaltuar rrugët kryesore dhe trotuaret në fshatin Koshare, duke e përfshirë edhe një pjesë të fshatit Gllavicë.

“Këtu nuk kemi as linjë të autobusëve për Shtime, madje 90 për qind të nxënësve në shkollat e mesme i regjistrojmë në Ferizaj, ndërkaq prej klasës së gjashtë fëmijët shkojnë në shkollën e fshatit Koshare të Ferizajt. Pra, të gjitha shërbimet i marrim nga qyteti i Ferizajt”, ka thënë Gëzim Krasniqi, banor nga fshati Gllavicë. Sipas tij, fshatit nuk i mungon asgjë sa i përket infrastrukturës, mirëpo mungesa e linjave të autobusëve po paraqet mjaft vështirësi, sidomos për nxënësit që vijojnë mësimet në një komunë tjetër. “Gjeneratat e reja më së shumti e shfrytëzojnë Ferizajn për gjithçka, ndërkaq edhe banorët e tjerë e frekuentojnë mjaft shumë tregun e Ferizajt, sepse e kemi më afër. Sa u përket gjeneratave të vjetra, atyre iu pëlqen më shumë Shtimja, mirëpo mungesa e linjave të autobusëve i detyron t’i marrin shumicën e shërbimeve në Ferizaj”, ka treguar ai.

Ndonëse fshati shtrihet pesë kilometra në verilindje të qendrës së qytezës në Shtime dhe është vendbanim i tipit të dendur.

Sipas banorëve ka lartësi mbidetare prej 595.4 metrash. Ky vendbanim kufizohet me fshatrat: Rashincë, Muzeqinë dhe Koshare, ndërkaq sipërfaqja e Zonës Kadastrale e Gllavicës është e përbashkët me fshatin Rashincë dhe përfshin 553.89.43 metra katrorë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)