Arbëri

Përfshihet nga zjarri Kooperativa bujqësore “Krusha” në Rahovec, dëmet janë të mëdha

Kooperativa bujqësore “Krusha” në Rahovec është përfshirë sot nga flakët.

Kryetari i Komunës Smajl Latifi, ka njoftuar se dëmet janë të mëdha.

“Me keqardhje kuptova për incidentin dhe djegien e hapësirave të Kooperativës Bujqësore “Krusha”! Me të dëgjuar lajmin, bashkëpunëtorët e mi dhe ekipi i zjarrfikësve vizituan vendin e ngjarjes dhe u njoftuan nga afër mbi dëmet, që janë të mëdha”, ka shkruar Latifi, transmeton Koha.net.

Latifi ka thënë se do t’i dalin në ndihmë kësaj kooperative.

“Unë si Kryetar i Komunës dhe institucionet lokale, i sigurojmë përfaqësuesit e Kooperativës dhe punëtorët, se pas vlerësimit të dëmeve, do t’i qëndrojmë afër me të gjitha kapacitetet dhe do t’i dalim në krah Kooperativës, me qëllim që të lehtësojmë kthimin sa më të shpejtë të punës në këtë kompani të rëndësishme si vlerë e shtuar e ekonomisë së vendit. Kooperativa “Krusha”, falë punës frymëzuese e të palodhshme të grave fermere, sot ka fituar respektin e të gjithë neve, si tregim suksesi. Shpresojmë se do të kapërcehet sa më shpejtë kjo situatë!”, ka shkruar ai.

{gallery}