Arbëri

Palestër sportive në pronën e kontestuar

Descriptive Text

Komunarët e Podujevës nuk do të presin vendimin e vërtetësisë së pronësisë nga Gjykata Themelore e Prishtinës për tokën e ish-ndërmarrjes shoqërore “Fapol”. Ata së shpejti do të nisin procedurat tenderuese për ndërtimin e një palestre sportive në këtë pronë që është në kontest me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), shkruan sot Koha Ditore.

Kjo e fundit pos vërtetësisë së pronësisë, ka kërkuar nga Gjykata masë ndaluese derisa të shqyrtohet padia, gjë e cila është refuzuar nga Gjykata. Zyrtarët komunalë të Podujevës kanë thënë se kontesti pronësor ndërmjet Komunës dhe AKP-së, gjegjësisht ish-ndërmarrjes shoqërore “Fapol” nuk e pengon realizimin e projektit për Palestrën Sportive. Zëdhënësi, Nazmi Elezi, ka thënë se Komuna e Podujevës nuk sheh asnjë rrezik që Gjykata mund të marrë ndonjë vendim që bie ndesh me elaboratin kadastral.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.