Arbëri

AVONET: Disa objekte shkollore në Ferizaj s`i plotësojnë kushtet për mësim

Aktivistët e Rrjetit të OJQ-ve “Avonet” kanë vizituar dhjetëra objekte shkollore për të parë nga afër gjendjen teknike të tyre derisa ka nisur viti i ri shkollor.

Sipas aktivistëve të kësaj OJQ-je, me gjendje më të rëndë teknike që nuk i plotësojnë kushtet për zhvillim të procesit mësimor po vazhdojnë të mbeten objekti i shkollës fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj, shkolla fillore “Skënderbeu” në fshatin Jezercë dhe disa objekte të tjera shkollore nëpër fshatra, shkruan sot Koha Ditore.

Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv në këtë OJQ, ka kërkuar nga komuna të bëjë investime urgjente në objektin e shkollës fillore “Gjon Serreçi” për rregullimin e nyjave sanitare dhe riparimin e disa defekteve në rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit, riparimin e dyerve, dritareve etj.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)