Në Gjonaj të Hasit është përuruar objekti i shkollës fillore, e cila mban emrin e dëshmorit Zenun Çoçaj. Në përurim mori pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
“Nuk ka më mirë sesa të investosh në Has, pasi hasjanët janë më mirënjohësit. Hasi ka qenë shtëpia e parë UÇK-së. Është e domosdoshme të investosh në dije, pasi nuk mund të kesh një shtet të zhvilluar ekonomikisht pa dije”, tha Veseli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi premtoi se brenda gjashtë muajve në Has do të ndërtohet edhe një qendër sportive, e cila, sipas tij, është shumë e nevojshme për të rinjtë e Hasit.