Gjilani debaton për parandalimin e ekstremizmit, radikalizmin dhe terrorizmin

Gjilani debaton për parandalimin e ekstremizmit, radikalizmin dhe terrorizmin

23 shkurt 2017 15:31

Nën organizimin e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, me mbështetje të Ambasadës Amerikane dhe të Komunës së Gjilanit, është organizuar sot debat për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe akteve të tjera që shpien në radikalizëm dhe terrorizëm , njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Në emër të komunës, në cilësinë e panelistit ishin nënkryetari i Komunës Rexhep Kadriu, komandantja e Policisë Regjionale, Elmina Mhmuti, kryetari I Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, përfaqësues të institucioneve të rendit dhe sigurisë, institucionet arsimore, shëndetësore, përfaqësues të shoqërisë civile, të fshatrave dhe pjesëmarrës të tjerë.

Ata, njëzëri kanë kërkuar angazhim shumë më të madh në këtë drejtim, në mënyrë që gjendja e sigurisë të jetë gjithnjë më e qetë dhe me sa më pak raste të përfshira në organizime të ndryshme ekstremiste, radikale dhe teroriste.

Nënkryetari Rexhep Kadriu, në fjalën e tij ka përshkruar në pika të shkurtra angazhimin e Komunës nga niveli lokal si dhe bashkëpunimet që kanë institucionet lokale në fushën e sigurisë dhe parandalimit të organizimeve të mundshme ekstremiste, radikale dhe terroriste.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme