Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, priti sot përfaqësuese Komunës së Ranillugut, me të cilët diskutoi çështje që lidhen me menaxhimin e pronës komunale dhe ato pronësore.
Nga Komuna e Ranillugut ishin Vladica Aritoniviq, nënkryetar i Komunës, Sasha Aleksiq, kryesues i Kuvendit të Komunës dhe Davor Petkoviq, drejtor i Drejtorisë për Arsim, Kulturë, Sport, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë takim u diskutua lidhur me sfidat me të cilat po përballet aktualisht komuna e Ranillugut siç janë problemet të cilat lidhen me menaxhimin e pronës komunale dhe çështjet pronësore, lirimin i veturave të komunës nga doganat dhe projektet për investimet kapitale.
Në takimin me përfaqësuesit e komunës së Ranillugut, zëvendësministri Gecaj tha se bazuar në rolin dhe mandatin që ka Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes për komunat, MAPL do të vazhdojë të jetë në dispozicion të komunave në tejkalimin dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen komunat.