Arbëri

Akuza reciproke ndërmjet zyrtarëve dhe të të larguarit nga Vetëvendosja në Obiliq

Descriptive Text

Akuza e kundërakuza në distancë kanë shkëmbyer kryetari e ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq. Pas largimit të Labinot Hashanit nga kjo parti, kryetari aktual, Halil Thaçi, ka thënë se arsyeja e largimit mund të jetë si rezultat i ndonjë shantazhi nga kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, për Hashanin, ose familjarëve të tij që janë të punësuar në administratë.

Ndërkohë, i ikuri prej VV-së ka thënë se nuk është shitur asnjëherë. Por e ka akuzuar Thaçin, se është ai që i ka ndihmuar Xhafer Gashit të bëhet kryetar i Komunës e jo ai. Labinot Hashani, që ka qenë kryetar e nënkryetar i VV-së dhe këshilltar komunal nga radhët e kësaj partie në Obiliq, e ka bërë të dielën publik lajmin se është larguar përfundimisht nga Vetëvendosje, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tij, për një vit, ai e kishte pezulluar aktivitetin politik në VV duke e pritur reflektimin e strukturës nga lart mbi problemet që ishin krijuar qysh nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 me udhëheqjen e kryetarit të kaluar të Qendrës në Kastriot.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)