Arbëri

Në Petrovë të Shtimes, banorët kërkojnë ndërrimin e shtyllave të rrezikshme elektrike

Janë rritur duke i pasur shumë pranë shtëpive, shtyllat elektrike. Por, me kalimin e kohës, ato janë vjetruar dhe banorët e fshatit këtu në Petrovë, po kërkojnë ndërrimin e tyre, raporton KTV.

Një intervenim i Komunës së Shtimes për rregullimin e trotuarit po ndikon edhe në qëndrueshmërinë e shtyllave.

Banorët ndihen të rrezikuar se mund të ndodhë një fatkeqësi dhe thonë se ndërrimi i tyre është i domosdoshëm.

Komuna e Shtimes, në anën tjetër, thotë të ketë kërkuar nga KEDS-i që të intervenojë në këtë pjesë.

Drejtoresha e shërbimeve publike, Shqipe Rexha, tregon se ka marrë përgjigje pozitive nga ta.

Ndërkohë, banorët thonë se më i nevojshëm se trotuari, ka qenë rregullimi i rrjetit të kanalizimit dhe ndriçimi.

Megjithatë, Komunës, rregullimi i trotuarit në këtë fshat, që pritet të përfundojë shumë shpejt, i ka kushtuar rreth 17 mijë euro.