Arbëri

Të larguarit nga “Ecohigjiena” do të sistemohen te “Tregu” i Gjilanit

Qeverisja lokale e Gjilanit ka dalë me një plan për 21 punëtorët e kompanisë së pastrimit “Ecohigjiena”, të cilëve u është shkëputur kontrata nga menaxhmenti. Ata do t’i sistemojë në ndërmarrjen e re komunale “Tregu”.

Nevzad Rushiti, anëtar i Komitetit të Politikës dhe Financave nga radhët e LDK-së, deklaroi se ata ia kanë dërguar Kuvendit Komunal raportin e Bordit të kompanisë “Ecohigjiena”, ku ai do të raportojë për gjendjen në këtë kompani para këshilltarëve komunalë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ka theksuar se në këtë raport nuk është përfshirë edhe shkëputja e kontratave për 21 punëtorët nga menaxhmenti i kompanisë, e cila udhëhiqet nga partneri austriak. Thotë se Komuna ka një plan që punëtorët e papunë t’i sistemojë në ndërmarrjen e re “Tregu”, e cila do t’i menaxhojë të gjitha tregjet lokale në këtë komunë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.