Arbëri

Gjashtëmbëdhjetë fëmijë me aftësi të kufizuara të papërfshirë në shkollim

Për shoqatën “Handikos” në Gjilan mbetet shqetësim mospërfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në procesin e shkollimit. Ata thonë se vitin e kaluar shkollor në Komunën e Gjilanit 16 fëmijë me aftësi të kufizuara kanë mbetur të papërfshirë në procesin mësimor.

Vlerësojnë se menaxheri i arsimit duhet të angazhohet dhe të sqarojë rrethanat të cilat kanë ndikuar që fëmijët të mos përfshihen në sistemin e shkollimit. Ata deklarojnë se një pjesë e zyrtarëve të arsimit nuk kanë treguar vullnet që të trajtojnë këtë problem ndonëse kanë qenë të njoftuar, shkruan sot Koha Ditore.

“Handikos” vlerëson se mospërfshirja e fëmijëve në procesin e shkollimit, i cili është obligues paraqet shkelje të ligjit. Kryetari i shoqatës, Fatmir Shurdhani, ka bërë të ditur se ata kanë bashkëpunuar me Drejtorinë e Arsimit, duke u ofruar të dhëna për fëmijët të cilët nuk kanë vijuar vitin shkollor 2018-2019.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)