Arbëri

Prokuroria fton Komunën të përmbahet nga rrënimi në “Abi Çarshi”

Descriptive Text

Drejtuesit e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, të hënën, i kanë bërë thirrje zyrtarëve të Komunës së Prizrenit që të përmbahen nga veprimet lidhur me rrënimin e tejkalimit në ndërtim në qendrën tregtare “Abi Çarshia”.

Sipas tyre, një vendim i marrë në vitin e shkuar nga MMPH-ja, sikurse edhe legjislacioni në fuqi, obligojnë organet komunale që fillimisht këtë çështje ta trajtojnë përmes Ligjit për ndërtimet pa leje, shkruan sot Koha Ditore.

Por zyrtarët e lartë të Ekzekutivit të Komunës së Prizrenit kanë kundërshtuar qasjen e Prokurorisë, duke theksuar se vendimmarrja e organeve të pushtetit lokal është e ligjshme dhe e drejtë.

“Ne jemi të vendosur ta zbatojmë vendimin e ligjshëm nga Drejtoria e Inspektorateve për rrënimin e objektit që nuk posedon leje në një të tretën e sipërfaqes”, ka thënë drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Islam Thaqi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)