Arbëri

Në Deçan vazhdon tradita e qethjes së deleve

Descriptive Text

Në kuadër të aktiviteteve Ditët e Diasporës, Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Grupin Lokal të Veprimit “Gjeravica“, sot organizojnë aktivitetin tradicional “Dita e Qethjes së Deleve 2019”.

Kjo festë gjithmonë ka qenë traditë dhe çdo vit organizohet me qëllim që t’i bashkojë qytetarët dhe bashkatdhetarët e komunës së Deçanit për të festuar, duke promovuar kulturën dhe traditën e asaj ane.

Aktiviteti që fillon sot në orën 10:00 mbahet në bjeshkën e Strellcit te vendi i quajtur Stanët e Shalës.

Në këtë aktivitet është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e zyrtarëve të lartë lokalë e qendrorë.