Arbëri

Kryetari i Gjilanit kërkon buxhet nga Qeveria për shpimin e puseve

Descriptive Text

Situata e furnizimit me ujë të pijes për banorët e Komunës së Gjilanit është përkeqësuar, derisa kompania e ujësjellësit “Hidomorava” ka nisur aplikimin e reduktimeve edhe për fshatra.

Kompania ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ndarjen e mbi 600 mijë eurove të cilat do të përdoreshin për shpimin e puseve të reja, që më pas do të integroheshin në rrjetin e ujësjellësit me qëllim të shtimit të kapacitetit të ujit, shkruan sot Koha Ditore.

Por, kërkesa e tyre ende nuk është miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të premten në konferencën për shtyp ka kërkuar nga Qeveria që ta miratojë kërkesën e kompanisë për ndarjen e mjeteve financiare. Ai ka deklaruar se shpimi i puseve të reja duhet të ndodhë në afat të shkurtër kohor me qëllim të lehtësimit të furnizimit me ujë.

Kreu i Gjilanit ka thënë se ata janë duke menaxhuar këtë situatë emergjente, e cila është krijuar si pasojë e rënies së nivelit të ujit në Pendën e Përlepnicës, duke kërkuar nga qytetarët që të mos krijojnë rezerva të ujit për shkak të reduktimeve të cilat janë duke i aplikuar. Ai ka thënë se qytetarët do të furnizohen me ujë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)