Arbëri

Komunat e Kosovës me probleme të mëdha nga ndotja e mjedisit

Descriptive Text

Komunat e Kosovës po përballen me degradim sistematik të mjedisit nga deponitë ilegale të mbeturinave, nga mungesa e kanalizimit, prerjes ilegale të pyjeve, ndotjes së ujit dhe ajrit.

Këto probleme janë identifikuar përmes një studimi që ka publikuar instituti “Riinvest”, me titull “Mbrojtja e mjedisit dhe mundësitë për bashkëpunim ndërkomunal”, i realizuar në 16 komuna të Kosovës, në mesin e të cilave janë edhe komunat ku pjesa dërrmuese e qytetarëve i takojnë minoritetit serb, siç janë Mitrovica veriore, Zubin-Potoku, Zveçani, Leposaviqi apo Graçanica, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pos tyre, studimi është realizuar edhe në Komunën e Kllokotit, ato të Novobërdës, Parteshit, Ranillugut, Shtërpcës, Gjilanit Istogut, Klinës, Obiliqit, Pejës dhe Vushtrrisë.

“Nga analizat e bëra arrihet në përfundim se 16 komunat përballen me sfida të shumta sa i përket mjedisit. Shumica e problemeve në mes të komunave janë shumë të ngjashme për nga natyra”, thuhet në studim.

Aty theksohet se problemi i parë është mungesa e një njësie për mbrojtjen e mjedisit. Në shumicën e komunave është vetëm një person i emëruar si zyrtar për mbrojtjen e mjedisit. Disa komuna nuk e kanë as edhe një zyrtar të tillë.

Komuna e Prishtinës, edhe pse nuk ka qenë pjesë e këtij studimi, prej kohësh ballafaqohet me ndotje të ajrit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.