Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të martën inspektoi asfaltimin e rrugës R220, segmenti Obiliq-Plemetin-Prilluzhë.
Kjo rrugë lidhë komunat e komunitetet mes vete dhe ndikon në zhvillimin ekonomik të Obiliqit e Vushtrrisë.
Siç njofton kumtesa, Lekaj ritheksoi përkushtimin e MIT, që krahas zhvillimit të projekteve të reja, të mirëmbajnë në vazhdimësi rrugët ekzistuese.
Rruga R220, segmenti Obiliq-Plemetin-Prilluzhë, ka gjatësi prej 3 kilometra dhe po realizohet në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve.
-
9 korrik 2019 15:34
-
Shpërndaje në: