Organizata joqeveritare “YAHR” në Lipjan ka publikuar një analizë rreth punës trevjeçare të legjislativit të KK-së. Kjo OJQ ka konstatuar se një numër mjaft i madh i këshilltarëve, megjithëse kanë marrë mandatin për ta përfaqësuar interesin e qytetarëve, ata gjatë periudhës 2013-2016 kanë marrë pjesë në mbledhjet e KK-së vetëm për t’i marrë mëditjet e tyre, shkruan sot Koha Ditore.
“Është interesante se këta këshilltarë më shumë kanë qenë të interesuar për përfitime të tyre personale sesa për interesat e qytetarëve. Gjatë kësaj legjislature ka pasur edhe iniciativa për pajisje me laptop, por edhe për rritje të mëditjeve, andaj gjatë monitorimit të punës së legjislativit nga dhjetor i 2013-s deri në janar të 2017-s kemi pasur tri lloje deputetesh: aktiv, mesatar dhe ata pasiv”, thuhet në komunikatën e YAHR-s, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.