Arbëri

Kërkohet mbështetje më e madhe për OJQ-të e personave me aftësi të kufizuara

Descriptive Text

Komitetit konsultativ komunal i Pejës për persona me aftësi të kufizuara ka shprehur nevojën e mbështetjes më të madhe nga Komuna e Pejës për shërbimet sociale, të cilat ofrohen nga organizatat joqeveritare, që merren me personat me aftësi të kufizuara.

“Në këto grupe hyjnë kryesisht ata persona të cilët janë në regjim shtrati dhe të cilët nuk kanë mundësi të marrin shërbimet e nevojshme për një jetë normale”, potencoi kryesuesja e këtij komiteti, Fitore Haxhihasani, njërën prej nevojave në të cilën duhet Komuna t’i mbështetë gjatë vitit, shkruan sot Koha Ditore.

Por në përgjithësi, siç theksoi ajo, organizatat që u ofrojnë shërbime personave me aftësi të kufizuara kanë nevojë në përgjithësi më tepër mbështetje financiare nga institucionet shtetërore, për shkak të pasigurisë së vazhdueshme financiare.

“Sipas një vlerësimi të Komitetit del që organizatat të cilat merren me persona me aftësi të kufizuara janë nga më të organizuarat dhe më aktivet në nivel vendi dhe që këto organizata sjellin edhe fonde të konsiderueshme nga donatorë të huaj, por qëndrueshmëria e këtyre organizatave mbetet e brishtë dhe varen tërësisht nga fondet e jashtme”, thotë Haxhihasani, e cila vetë drejton Qendrën për Jetë të Pavarur, që gjendet në fshatin Vitomiricë të Pejës dhe ku ofrojnë shërbime dhe qëndrim ditor për personat me aftësi të kufizuara të moshave prej 10 deri në 45 vjeç për tërë rajonin e Pejës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)