Arbëri

“Hidromorava” i kërkon buxhet Qeverisë për sigurimin e ujit për Gjilanin

Mungesa e ujit në Komunën e Gjilanit ka nxjerrë në pah edhe problemet e menaxhimit, të cilat ekzistojnë brenda kompanisë së ujësjellësit “Hidromorava”. Mbi 50 për qind e ujit nuk faturohet.

Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, por edhe përfaqësues të Komunës së Gjilanit janë pajtuar që kompania e ujësjellësit të adresojë dhe të evitojë humbjet e ujit në rrjet gjersa të merren masat për implementimin e planit për stabilizimin e gjendjes sa i përket furnizimit me ujë të pijes për qytetarët e Gjilanit, shkruan sot Koha Ditore.

Kompania është zotuar që tri puse që ndodhen brenda hapësirës së kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) të integrohen në rrjetin e ujësjellësit. Mirëpo kompania nuk ka bërë përparime në këtë plan dhe se nuk i ka nën menaxhim puset e FSK-së dhe as nuk ka bërë ndonjë përparim në shpimin e puseve të reja gjersa situata me ujë është e përkeqësuar, ngase qyteti i Gjilanit po përballet me reduktime deri në 9 orë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)