Arbëri

Dëmtohet varri i një dëshmori në Radavc

Në fshatin Radavc të Pejës, gjatë ditës së djeshme është raportuar për një dëmtim të një varri.

Sipas raportit policor, një mashkull ka raportuar se disa të dyshuar që edhe janë të panjohur për të, kanë dëmtuar pllakën përkujtimore të vëllait të tij.

Sipas tij, fotografia dhe emri i dëshmorit janë dëmtuar me ngjyra.

Lidhur me këtë rast, është njoftuar edhe prokurori.