Deçani në aksion për eliminimin e deponive ilegale Foto: Koha / ilustrim

Deçani në aksion për eliminimin e deponive ilegale

08 maj 2017 11:15

Gjelbërimi pranveror nuk i ka mbuluar këtë pranverë veprat e pandërgjegjshme të qytetarëve të Komunës së Deçanit, të cilët me hedhje të mbeturinave të shumta nëpër lokacione të ndaluara kanë krijuar deponi të shumta ilegale, si në qytet e më tepër në pjesët rurale.

Deponitë e krijuara në Deçan dhe në disa fshatra nuk janë aq shumë në numër, por sasia e mbeturinave të hedhura është shumë e madhe, shkruan sot “Koha Ditore”. Këto mbeturina nuk janë larguar deri tash nga ndërmarrja publike “Higjiena” në Deçan, me arsyetimin se nuk kanë ndonjë kontratë apo marrëveshje me komunën që e obligon.

“Janë goxha shumë pika ku janë krijuar deponitë ilegale të mbeturinave, të cilat komuna duhet me i largu ato, se na nuk jemi përgjegjëse për largimin e mbeturinave nga deponitë ilegale. Na i kemi vetëm hapësirat publike, për të cilat kemi marrëveshje”, thotë drejtori i ndërmarrjes publike “Higjiena”, Sali Kuçi.

Meqenëse ka mbet në përgjegjësinë e Komunës që t’i largojë ato deponi dhe të pastrojë lokacionet ku janë krijuar ato, institucionet komunale të Deçanit kanë vendosur që gjatë këtij muaji t’i përkushtohen largimit të atyre mbeturinave, duke e shpallë majin muaj për eliminimin e deponive ilegale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme