Arbëri

Lladrovci tregon se si e kishte kuptuar krimin me rrjetin e ujësjellësit në Drenas

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka treguar në Rubikon të KTV-së se si e kishte kuptuar një vepër korruptive, që ai e ka quajtur më shumë se sa një krim.

Ka thënë ta ketë denoncuar në Polici.

“E kam përfunduar një projekt i mbetur i rrjetit të ujësjellësit nga Ferinokeli, Kamenicë i themi një vend ku janë ndërtuar rezervarë që do të furnizonin me ujë 22 fshatra. Me të përfunduar, projekti për të cilin kam marrë edhe grant, kam kërku të lidhet me projektin që është zhvilluar në 2012-2013. E kemi gropuar edhe më tutje, edhe më tutje, edhe nuk ka pasur gypa fare. E kemi hapur dhe nuk ka pasur gypa fare”, ka thënë ai.

E sipas tij, jo vetëm se është hapur dhe është mbyllur kanali pa u vënë gypi.

“Edhe më keq, kanë provuar të mashtrojnë duke thënë se është vjedh gypi. Edhe kanali i cili me paramasa ka qenë i paraparë të jetë 1 metër e 20 cm, nuk ka qenë më i thellë se 30-40 cm”, ka thënë ai.