Arbëri

Për një muaj 47 raste të zjarreve në Podujevë

Foto: Koha / ilustrim

Zyrtarët komunalë të Podujevës kanë alarmuar për numrin e madh të zjarreve në pyjet e kësaj komune. Në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), është thënë se vetëm gjatë muajit mars kanë ndodhur 47 raste të djegies së pyjeve.

Sipas njoftimit të Zyrës për informim, thuhet se këto zjarre kanë përfshirë një sipërfaqe prej 414 hektarëve me pyje, shkruan sot Koha Ditore.

“Në takimin e KKSB-së u diskutua lidhur me masat parandaluese kundër djegies së pyjeve dhe koordinimin e aktiviteteve në mes të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Policisë së Kosovës, Agjencisë Pyjore, Agjencisë së Menaxhimit Emergjent dhe sensibilizimit të qytetarëve për pasojat nga zjarri, të cilat shkaktohen, sidomos gjatë periudhës së korrje-shirjeve”, thuhet në njoftimin e Zyrës për informim.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)