Arbëri

Komuna ka marrë përsipër mirëmbajtjen e varrezave, por familja që dha tre dëshmorë ka ankesa

Hysen Zeneli ka varrosur në oborrin e shtëpisë, babanë, vëllanë dhe hallën e tij.

Babai i tij siç thotë, gjatë kohës së luftës nuk kishte lëshuar shtëpinë dhe aty u vra nga forcat paramilitare serbe, njëlloj si motra e tij, raporton KTV.

Ndërkaq shumë shpejtë edhe një anëtarë i familjes Zeneli, Aliu ka vdekur në frontin e luftës, si pjesëtar i UÇK-së.

Duke qenë se që të tre u vranë në luftë, familja i kishte varrosur në oborrin e shtëpisë, që u mor nën përkujdesjen e komunës së Mitrovicës.

Por vëllezërit Aliu thonë se lapidari që ishte ndërtuar për të tre personat e familjes, është shkatërruar, dhe komuna as që po kujdeset për ta rregulluar, e madje nuk i lejon as anëtarët e familjes t’i rregullojnë varrezat.

KTV ka kontaktuar edhe me Hysni Sylën, zëdhënësin e komunës së Mitrovicës.

Syla është shprehur se shumë shpejtë do të bëhet rregullimi i lapidarit pasi, sipas tij, kjo familje ka dhënë kontribut të madh gjatë luftës në Kosovë.