Arbëri

Kllokotit i mungojnë dokumentet kryesore për zhvillimin komunal

Qeverisja komunale e Kllokotit nuk ka dokumente me të cilat përcaktohet zhvillimi i Komunës. Kësisoj, asaj i mungon plani urbanistik e hapësinor, gjersa nuk është hartuar as strategjia për zhvillim. Kllokoti ishte themeluar në vitin 2008 me planin e decentralizimit dhe ka afro 3 mijë banorë, të cilët janë të shpërndarë në katër vendbanime, siç janë Gëncari, Mogilla, Vërboci dhe Kllokoti.

Subjektet politike e akuzojnë pushtetin komunal për minimin e zhvillimit urban në mungesë të këtyre planeve ngase ata deklarojnë se për hartimin e tyre nuk ka pasur gatishmëri. Mirëpo, këtë pohim e mohojnë drejtuesit e Komunës, të cilët deklarojnë se ata nuk posedojnë kapacitete për hartimin e planeve të tilla ngase nuk ka profesionistë brenda administratës, të cilët do të punonin në këtë fushë, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Komunës, Bozhidar Dejanoviq, ka thënë se këto plane hartohen vetëm nëse kanë ndihmë nga organizatat e tjera, të cilat gjenden në Kosovë. Sipas tij, Komuna nuk ka kapacitete financiare dhe profesionale që të merret me një çështje të tillë “Për momentin nuk kemi ende një plan dhe do të hartojmë një të tillë në të ardhmen.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)