Arbëri

Banorët kundër dhënies së pronave publike për shfrytëzim privat

Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë kanë dhënë në shfrytëzim dhjetëra hektarë me pyje dhe fusha në fshatin Jezerc.

Banorët e këtij fshati kanë thënë se pronat e ekonomisë pyjore po i jepen në shfrytëzim personave të caktuar për të ndërtuar biznese të ndryshme, ndërkaq fermerët e fshatit po anashkalohen. Rreth kësaj çështjeje banorët e fshatit kanë deponuar edhe një ankesë në zyrën e kryetarit të Komunës, Agim Aliu, për ta parandaluar dhënien e pëlqimeve për shfrytëzim të tokës së agjencisë së pyjeve.

“Kërkojmë nga kryetari i Komunës që të marrë masa për parandalimin e këtyre dukurive negative, sepse po dëmtohemi ne si banorë dhe fermerë të fshatit. Tashti nuk po kemi hapësirë se ku t’i kullosim as bagëtitë, andaj kërkojmë nga kryetari t’i kthejë vendimet mbrapa për dhënien e pëlqimeve për shfrytëzimin e parcelave në fshatin Jezerc”, thuhet midis të tjerash në ankesën e banorëve drejtuar Komunës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)