Arbëri

Aksion pastrimi dhe protestë në Qendrën Historike të Prizrenit

Organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” dhe klubi i ambientit “Luciano Motroni”, të hënën kanë pastruar rrugën “Marin Barleti” dhe atë që çon për në Kala. Me këtë aksion ata kanë thënë se synojnë ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e mjedisit të pastër. Njëkohësisht ky klub dhe EC-i kanë ngritur edhe çështjen e mungesës së hapësirave të gjelbra dhe ngufatjes së kësaj zone historike nga parkimi i veturave.

“Qendra Historike e Prizrenit është ndër pjesët më të frekuentuara nga vizitorët, andaj edhe aksioni ka për qëllim krijimin e një ambienti të pastër dhe një imazhi më të mirë të qytetit. Të rinjtë dhe EC... kanë pastruar këtë pjesë duke mbledhur një sasi të madhe të mbeturinave dhe duke e përcjellë mesazhin se mbrojtja e mjedisit duhet të jetë dhe të mbetet qëllimi dhe detyra kryesore e gjeneratave të reja dhe shoqërisë në tërësi si fillim, dhe duke u bërë thirrje institucioneve që të tregojnë një kujdes të shtuar në mirëmbajtjen e qytetit”, thuhet në një komunikatë të EMN-së.

EC... së bashku me Klubin e Ambientit për realizimin e këtij aktiviteti po ashtu kanë kërkuar nga Ekoregjioni që të bëjë ndërrimin e kontejnerëve duke i zëvendësuar të vjetrit me të rinj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)