Arbëri

Vërshime në Rahovec e Suharekë

Foto: Koha

Shiu i furishëm të hënën pasdite ka krijuar vërshime në qytetin e Rahovecit.


Lexoni edhe: 

Rahovecit një milion euro për kompensimin e dëmeve nga vërshimet e vjetshme


Sipas pamjeve që ka dërguar një lexues i Koha.net, shihet se uji ka mbuluar një rrugë dhe ka hyrë në oborrin e një shtëpie.

Image

Shi të rrëmbyeshëm ka pasur edhe në kryeqytet, ndërsa nuk është raportuar për dëme.

Në një tjetër video shihet se një arë e punuar në fshatin Nashpall, Rahovec, është mbuluar nga uji për shkak të shiut të furishëm.

Gjithashtu, shiu i furishëm ka goditur edhe qytetin e Suharekës dhe kështu rrugët kryesore ishin të mbushura me ujë, me ç’rast ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.