Arbëri

Ish-punonjësit e “Sharrit” duan dëmshpërblim dhe statusin e aksionarëve

Këshilli Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve dhe Shoqërisë Aksionare e kombinatit “Sharri” nga Hani i Elezit ka kritikuar Dhomën e Posaçme në Gjykatën Supreme për neglizhencë të zgjidhjes së ankesave nga ish-1.876 punëtorët, të cilët pretendojnë se janë aksionarë prej 33 për qind në këtë ndërmarrjeje, e cila qe privatizuar nga AKP-ja më 14 dhjetor 2010, shkruan sot Koha Ditore.

Ish-Gjykata e Lartë e Qarkut Ekonomike në Prishtinë më 12. 06.1991 asokohe kishte marrë një aktvendim të plotfuqishëm që kombinati “Sharri” nga ndërmarrja shoqërore ishte transferuar në shoqëri aksionare për 1.876 punëtorë, ndërkohë që pas vitit 2000 këta punëtorë janë larguar gradualisht nga puna, derisa udhëheqjen e saj e ka vazhduar kompania “Hollsim” nga Zvicra deri më 2010.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.