Arbëri

Siguri e brishtë në shkollat e Ferizajt

Foto: Koha

Siguria nëpër institucione shkollore po vazhdon të mbetet sfidë për ekzekutivin e Komunës së Ferizajt, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vetëm gjatë kësaj periudhe të vitit në shkollat e Ferizajt janë shënuar dhjetëra raste të dhunës ndërmjet nxënësve dhe të përdorimit të drogave.

Monitoruesit e institucioneve publike në këtë komunë kanë thënë se udhëheqësit e qeverisjes lokale gjatë fushatës së fundit zgjedhore janë zotuar se nxënësit do të jenë të sigurt duke i parandaluar dukuritë negative, mirëpo një gjë e tillë nuk po ndodh.

Elhad Hajdini, drejtor në OJQ “ADAT”, ka thënë se prej rreth dy vjetësh të kësaj qeverisjeje në Ferizaj nuk është parë ende ndonjë ndryshim mbi sigurinë dhe parandalimin e dukurive negative në shkolla. “Grupet e vogla nxënësish, rrihen... Po ashtu edhe Ligji anti-duhan nuk po respektohet nëpër institucione shkollore”, ka thënë Hajdini.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)