Arbëri

Drejtori i Arsimit në Vushtrri e punëson veten si zyrtar i arsimit të mesëm të lartë

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Vushtrrisë, është vetëpunësuar si Zyrtar për Arsimin e mesëm të Lartë, raporton KTV.

Madje, këtë drejtori Musaj Tërbunja, e ka bërë përmes një konkursi të datës 31 mars të këtij viti, derisa këtë të enjte e ka shpallur veten fitues të këtij konkursi.

Në Komunën e Vushtrrisë kanë thënë se ky vend i punës ka qenë i lirë dhe i planifikuar me plan të personelit për vitin 2017, pasi që punëtorja Lirie Ferizi ka shkuar në pension.

Kjo është deklarata e Komunës së Vushtrrisë, por Vetëvendosje e cilëson si skandal të radhës këtë veprim të komunës.

Muhamet Bytyqi nga kjo parti, ka thënë se me këtë është bërë shkelje e Ligjit për konfliktin e interesit. Sipas Vetëvendosjes, me këtë qasje të vazhdueshme as që mund të priten ndryshime pozitive në fushën e arsimit e as të priten rezultate ndryshe nga ajo që ka dhënë rezultati i PISA-s për arsimin në vend.


Drejtori i Arsimit në Vushtrri e punëson vetën... by kohanet