Arbëri

Vetëvendosje në Viti kërkon anulimin e konkursit në Qendrën Kryesore Mjekësore

Descriptive Text

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar qeverisjen komunale për punësim mbi baza familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Për këtë shkak ka kërkuar anulimin e konkursit.

Sipas VV-së, për plotësimin e 4 pozitave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) janë rekrutuar persona të cilët kanë lidhje direkte me pushtetin komunal, shkruan sot Koha Ditore.

Këshilltari komunal nga radhët e VV-së, Njazi Isaku, në seancën e Kuvendit Komunal ka insistuar se komunarët kanë shfrytëzuar ndikimin e tyre në punësim, gjë për të cilën ka kërkuar llogaridhënie.

“Me lejen e Drejtorisë së Shëndetësisë është shpallur konkursi dhe është bërë pranimi i 4 infermiereve në QKMF. Testin me shkrim e kanë kaluar 25 aplikues dhe janë pranuar 4 aplikues. Tre janë familjarë të zyrtarëve të LDK-së . Njëra është vajza e këshilltarit të LDK-së dhe tjetra e veprimtarit të LDK-së, kurse tjetra po ashtu është familjare. A është marrë masa për anulimin e konkursit, sepse këtu kemi të bëjmë me nepotizëm klasik. Pjesa dërrmuese e aplikuesve i kanë plotësuar kriteret, mirëpo vetëm një kriter nuk e kanë përmbushur, atë që për punësim duhet të kesh një familjar në strukturat vendimmarrëse në Komunë“, ka thënë Isaku.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)