Arbëri

Anulohet vendimi që ia ndalonte KEDS-it vendosjen e njehsorëve nëpër shtylla në Podujevë

Dy vendime kundërthënëse i ka marrë brenda një muaji Kuvendi Komunal i Podujevës.

I pari ia ndalonte KEDS-it vendosjen e njehsorëve elektrikë nëpër shtylla, e tjetri është marrë për anulimin e të njëjtit vendim, shkruan sot Koha Ditore.

Ky votim “i dyfishtë” është bërë pasi që Kuvendi Komunal nuk ia kishte dërguar bazën ligjore Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal rreth kësaj ndalese.

Kjo ministri pastaj ka kërkuar nga Kuvendi Komunal që ta harmonizojë këtë vendim me dispozitat ligjore që janë në fuqi.

Por, partia në pushtet (LDK) nuk ka pranuar që ta bëjë një gjë të tillë. Ndërsa e ka hedhur në votim anulimin e këtij vendimi. Kryesuesi, Fatmir Gashi, nuk ka dashur t’i marrë për bazë arsyetimet që i ka sjellë partia që e kishte bërë këtë propozim, LVV-ja. Këshilltari i kësaj të fundit, Bajram Ajeti, ka thënë se vendosja e njehsorëve elektrikë nëpër shtylla si poshtë, si lart, pos që është joligjore është edhe e rrezikshme.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)