Arbëri

Inspektorati në aksion kundër furrave të gëlqeres në Shtime

Inspektorati i Komunës së Shtimes gjatë kësaj jave ka nisur një aksion kundër furrave të gëlqeres, të cilat po e ndotin ambientin në fshatrat Dugë e Karaqicë.

Një aksion i tillë i Inspektoratit gjatë së mërkurës ka rezultuar së paku me dy procesverbale ndaj ndotësve të ambientit. Ndërkohë edhe qytetarët e Shtimes i kanë mirëpritur aksionet e inspektorëve komunalë të Shtimes për parandalimin e ndezjes së furrave të gëlqeres. Në vitin e kaluar kjo komunë pati rrënuar gjithsej 8 furra të tilla, ndërkohë në proces të rrënimit janë edhe pesë të tjera, shkruan sot Koha Ditore.

Furrat e gëlqeres në këtë komunë po ndizen me goma të automjeteve, të cilat sipas Inspektoratit po e ndotin mjaft shumë ambientin. Albulena Emini, inspektore për Mjedis në Komunën e Shtimes, ka njoftuar se brena dy ditësh kanë parandaluar ndezjen e pesë furrave, ndërkohë nëse nuk përfillen procesverbalet e Inspektoratit brenda javës do t’i rrënojnë ato.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)