Arbëri

Realizohet faza e dytë e projektit të ujësjellësit për 9 fshatra të Lipjanit

Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me CDI-në zvicerane kanë vazhduar fazën e dytë të punimeve për ndërtimin dhe riparimin e ujësjellësit në 9 fshatra të kësaj komune, në vlerë prej rreth 700 mijë eurosh.

Aktualisht punimet janë duke u zhvilluar në fshatrat: Dobrajë e Madhe, Magurë, Poturofc dhe Torinë, për të vazhduar pastaj në fshatrat: Dobrajë e Vogël, Vrellë, Gllanicë, Llugë dhe Qylagë. Në kuadër të këtij projekti përveç instalimit të gypave, parashihet hapja e puseve, sistemi i pompimit, ndërtimi i rezervarëve të ujit etj.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, derisa ka vizituar për së afërmi punimet në terren ka thënë se po bëjnë përpjekje që brenda këtij viti të finalizohet projekti për ndërtim dhe rehabilitim të ujësjellësit në këto 9 fshatra, shkruan më gjerësisht sot Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.