Arbëri

Haziri thotë se QKMF-ja në Gjilan përfundon në 2019-n

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi, plotësim-ndryshim, lidhur me financimin e projektit “Ndërtimi i QKMF në Gjilan”.

Në kuadër të këtij projekti, i cili, kap vlerën e mbi 1.1 milionë euro, janë dakorduar që Ministria e Shëndetësisë të bëj pagesën prej 562 mijë euro, ndërkaq Komuna e Gjilanit për pjesën e mbetur prej 89 mijë euro.

Siç njofton kumtesa, Haziri tha se zhbllokimi i këtij projekti është lajm i mirë, duke shtuar se ky projekt do të përfundojë në vitin buxhetor 2019.

Haziri ka theksuar se ndërtimi i objektit të QKMF-së në Gjilan vlerësohet si zgjidhje për 50 vitet e ardhshme për shëndetësinë primare.