Arbëri

Matoshi: Kosova do të jetë ambientalisht mirë, kur Obiliqi të jetë mirë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, mori pjesë në aktivitetin e mbjelljes së fidaneve, të organizuar nga Let’s Do It Kosova dhe Komuna e Obiliqit, me përkrahjen e Zyrës së Koordinatores Zhvillimore të OKB-së në Kosovë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Aktiviteti u organizua në Plemetin të Obiliqit, e ku morën pjesë ambasadorë, deputetë, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, drejtori i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj etj.

Me këtë rast Matoshi, deklaroi që nuk mund të ketë një mjedis të pastër, pa një Obiliq të pastër dhe po ashtu përmendi projektet që MMPH po financon këtë vit në komunën e Obiliqit, transmeton Koha.net.

“Kosova do të jetë ambientalisht mirë kur Obiliqi të jetë ambientalisht mirë”, deklaroi Matoshi.

Matoshi po ashtu deklaroi që edhe sot si ministri dhe si qeveri janë pjesë e kësaj kampanje, me financimin e shportave që sot po i vendosim këtu.

“Fokusi jonë është në krijimin e infrastruktures për grumbullim dhe menaxhim të mbeturinave”, përfundoi Matoshi.

Me rastin e ditës ndërkombëtare të biodiversitetit MMPH sot ka organizuar aktivitete që kanë për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit.