Arbëri

Në Podujevë kërkohet që librat e Bibliotekës të vendosen përkohësisht në dy shkolla

Këshilltarët e partisë në pushtet (LDK) në Podujevë kanë votuar kundër një propozim-vendimi që i bën një zgjidhje të përkohshme bibliotekës, e cila nuk funksionon për më shumë se një vit. Objekti i ish-Komitetit, në të cilën ka qenë edhe Biblioteka e Qytetit të Podujevës është rrënuar për shkak të zgjerimit të rrugës në atë pjesë.

Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Podujevës, këshilltari i Vetëvendosjes, Vendenis Lahu, ka propozuar që librat të vendosen në dy shkolla të qytetit si zgjidhje e përkohshme.

“Në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale nenit 47, paragrafi 47.2, propozoj që rendit të ditës t’i shtohet edhe një pikë-propozim-vendim që literaturën e bibliotekës ta zhvendosë në hapësirat e brendshme të shkollave ‘Naim Frashëri’ dhe ‘Shaban Shala’, si dhe ambientet të brendshme të këtyre shkollave pas përfundimit të vitit shkollor 2018/2019 të ofrohen në shërbim të lexuesve”, ka thënë Vendenis Lahu në fillim të asaj seance. “Të nderuar kolegë, mendoj se është momenti i duhur për shkak se Biblioteka e Qytetit nuk është funksionale. Ju ftoj të gjithëve që ta votoni këtë propozim-vendim që të hyjë si pikë e rendit të ditës”.

Sipas tij, kjo është një zgjidhje afatshkurtër, por që ua mundëson nxënësve dhe studentëve shfrytëzimin e librave.

Por shefi i Grupit të këshilltarëve të LDK-së, Avni Fetahu, ka qenë kundër kësaj nisme pasi, sipas tij, shumë shpjet do të dalin në objektin e ri të administratës dhe bibliotekës do t’i bëhet vend në objektin e vjetër të Komunës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)