Arbëri

Komuna e Gjilanit blen 50 mijë euro detektorin, por s’e fut në përdorim

Komuna e Gjilanit ka shpenzuar afro 50 mijë euro për blerjen e një detektori të sigurisë, i cili është vendosur në hyrje të sallës së Kuvendit Komunal, por ai asnjëherë nuk është aktivizuar.

Këshilltarët komunalë nga radhët e opozitës e kritikojnë Komunën se në këtë rast ka bërë shpenzime të panevojshme të parasë publike. Kurse raporti i organizatës joqeveritare “Demokracia Plus”, e cila ka monitoruar aktivitetet e prokurimit në Komunën e Gjilanit, hedh dyshime për parregullsi në blerjen e detektorëve, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo meqë Komuna kishte blerë pajisje, të cilat nuk ishin të planifikuara në planin e prokurimit.

“Specifikat teknike për skaner kanë qenë të përshtatura për kompaninë fituese, pasi pothuajse të gjithat që ishin ofruar janë të njëjta me ato që ishin kërkuar. Vlera e parashikuar për këtë tender ishte 49 mijë e 950 euro me afat prej një muaj për të kryer furnizimin. Kurse vetëm një Operator Ekonomik(OE) ka ofertuar, i cili edhe ka fituar. Grupi i OE NAS-Systems & Tetronic LLC ka fituar me çmim 49 mijë e 903 euro, i cili është për vetëm 47 euro më i ulët se vlera e parashikuar”, thuhet në raportin e “Demokracia Plus”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)