Arbëri

Afro 650 qytetarë të Luginës jetojnë në Gjilan pa dokumentacion

Descriptive Text

Të dhënat e Zyrës për Preshevë , Bujanoc dhe Medvegjë (Zyra për Luginën e Preshevës) tregojnë se 650 qytetarë nga Lugina e Preshevës të cilët jetojnë në Komunën e Gjilanit nuk janë të pajisur me dokumente që lëshohen nga autoritetet shtetërore të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në Zyrën për Luginën e Preshevës, e cila funksionon nën ombrellën e qeverisjes komunale të Gjilanit, thonë se zgjidhja e problemit të këtyre qytetarëve është e domosdoshme, ngase ata po përballen me probleme të shumta në mungesë të dokumentacionit.

Koordinatori i Zyrës për Luginën, Jonuz Hasani, deklaron se zgjidhja e problemit të banorëve të cilët nuk kanë dokumente është në rrugë të mirë, ngase tashmë është edhe Udhëzimi Administrativ me të cilin do të lejohet lëshimi i dokumentit të përkohshëm. Thotë se këto informata që i ka nga kontaktet të cilat i ka në përditshmëri edhe me Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)