Arbëri

Boshnjakët kërkojnë koordinator të arsimit për gjuhën boshnjake

Ka gati një vit që në Drejtorinë e Arsimit nuk funksionon posti i koordinatorit për gjuhën boshnjake. Në Komunën e Pejës janë ka katër shkolla të mesme, katër shkolla fillore dhe dy parashkollore që mësimi zhvillohet edhe në gjuhën boshnjake.

Ahmet Sijariq, koordinator i mësimit në gjuhën boshnjake në shkollën e mesme ekonomike “Ali Hadri”, e konsideron si shumë të rëndësishme funksionimin e koordinatorit për arsimin në gjuhën boshnjake në këtë komunë, duke pasur parasysh që në shumë shkolla mësimi zhvillohet edhe në gjuhën boshnjake, shkruan sot Koha Ditore.

“Deri vitin e kaluar në këtë post ka qenë Ramiz Ivanoviq, i cili ka marrë një vit pushim pa pagesë dhe me gjithë familjen e vet ka emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prej që ai ka shkuar nuk ka zëvendësues, dhe ky post ka mbetur i paplotësuar. Në këtë drejtori duhet të ketë koordinator për mësimin në gjuhën boshnjake”, thotë Sijariq.

Deri tash, siç thotë ai, nuk ka biseduar më dikë në Drejtorinë e Arsimit për plotësimin e këtij vendi, edhe me arsyetimin se për kohën sa koordinatori i fundit që ka migruar në Amerikë e ka pushimin një vit pa pagesë, nuk mund të hapet konkursi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)