Arbëri

Urbanizmi në Prizren dështon në arkëtimin e të hyrave të planifikuara

Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor e Komunës së Prizrenit ka realizuar përqindje të ulët të të hyrave vetjake gjatë vitit 2016, kanë bërë të ditur monitoruesit nga organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe”, duke vlerësuar se planifikimi buxhetor nga organet përgjegjëse ka qenë joreal, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë shkak është kërkuar nga institucionet e niveleve të ndryshme që planifikimi i të hyrave vetjake për këtë dikaster të jetë më i kujdesshëm, në mënyrë që në mungesë të arkëtimit të mjeteve të mos anulohen projektet e parapara në interes të qytetarëve. Drejtues të DUPH-së kanë konfirmuar shkallën e ulët të arkëtimit të të hyrave vetjake, duke u arsyetuar se planifikimi i caktuar nga Ministria e Financave ka qenë i fryrë dhe i paarritshëm për nivelin lokal.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.